N.B., 39-vjeçar, është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona, babë e bir, pas një mosmarrëveshje që kishin në komunikacion në Mitrovicën e Veriut.
“Me datë 29.10.2025, rreth orës 12:50, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, derisa ishin në kryerje të detyrave të rregullta, kanë hasur në një rrahje në rrugën “Milan Shuflaj” në Mitrovicë Veri.Në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar N.B. (39 vjeçar), i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona (baba e bir). Dyshohet se deri tek rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshje në trafik. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar”, tha policia në një njoftim në Facebook.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq, më pas në stacionin policor është paraqitur vëllai i personit të dyshuar, N.B (46 vjeçar) i cili ka fyer dy viktimat, të cilit, policia tha se në bazë të ligjit për kundërvajtje i është shqiptuar tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale”.



