spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
18:57
HomeKosovaArrestohet në Serbi Lulzim Halili, reagon Ministria e Jashtme

Arrestohet në Serbi Lulzim Halili, reagon Ministria e Jashtme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë të ditur se më 22 korrik 2025, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është njoftuar për arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, Lulzim Halili, nga autoritetet serbe.

Sipas informacioneve që Ministria ka dhënë, Halili është ndaluar në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi, dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.

- Advertisement -

MPJD tha se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka tentuar të sigurojë informacion zyrtar rreth orës 23:00 mbrëmë, duke kontaktuar drejtpërdrejt me stacionin policor në fjalë, mirëpo zyrtari policor kujdestar ka refuzuar të japë detaje mbi rastin.

“Më 23 korrik, Zyra Ndërlidhëse ka dërguar një kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe me njoftim paralel për Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, për të konfirmuar arrestimin dhe për të marrë informacione shtesë. Deri në këtë moment, nuk është pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga autoritetet serbe”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Gjithashtu, thuhet se rasti është adresuar edhe tek misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi, si dhe tek Delegacioni i Bashkimit Evropian.

“Në rast se ndaj z. Halili do të shqiptohet masa e paraburgimit dhe të fillojë procedura penale, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë menjëherë kërkesë për vizitë zyrtare në Qendrën e Mbajtjes”, thuhet në njoftim.

MPJD tutje thotë se do të vazhdojë të përcjellë nga afër rastin dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejmë.

Gjithashtu Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat