spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:15
HomeKosovaDrejtësiaArrestohet një i dyshuar për krime gjatë luftës në komunën e Malishevës

Arrestohet një i dyshuar për krime gjatë luftës në komunën e Malishevës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në mëngjesin e së martës kanë arrestuar personin me inicialet R.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.

I dyshuari është arrestuar në Prishtinë.

- Advertisement -

“R.M., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës. Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat