Një person është arrestuar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e raportuar në Baicë të Lipjanit, javën e kaluar, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili më parë ishte raportuar si person i zhdukur.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për storm se i dyshuari T.K., është arrestuar të martën e 12 gushtit.
“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar – T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit. Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.