spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:19
HomeSiguriaPoliciaArrestohet një shtetas serb nën dyshimin për planifikim të vrasjes

Arrestohet një shtetas serb nën dyshimin për planifikim të vrasjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Fushë-Kosovë është arrestuar një shtetas i Serbisë për veprat penale “përgatitje e veprës penale vrasje”, “prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “mashtrim”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kontrolluar banesën e tij dhe ka sekuestruar dokumente.

- Advertisement -

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat