spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:38
HomeKosovaArrestohet një zyrtar doganor dhe një policor, dyshohen për marrje ryshfeti

Arrestohet një zyrtar doganor dhe një policor, dyshohen për marrje ryshfeti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se mbrëmë ka arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar  policor të dyshuar për marrje ryshfeti. Task Forca e përbashkët Doganë-Polici, se në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë identifikuar një rast korrupsioni ku të dyshuar ishin një zyrtar doganor dhe një zyrtar policor.

Bëhet e ditur se menjëherë pas dyshimit se zyrtarët në koordinim merrnin pagesa të jashtë ligjshme u njoftua Inspektorati Policor i Kosovës dhe njësitë relevante të Doganës të cilët në koordinim realizuan arrestimin  e një zyrtari doganor dhe një zyrtari policor për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme.

- Advertisement -

“Të dy zyrtarët u ndaluan nën dyshimin se kishin bashkëpunuar për marrje të parave nga drejtues të kamionëve për të lehtësuar kalimet nëpër Pikën Kufitare Hani i Elezit. Dy të arrestuarit do të përballen me procedurat ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe  të njëjtëve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ky aksion është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur integritetin e sistemit doganor dhe policor të Kosovës.

- Advertisement -

Task Forca Doganë-Polici thotë se mbetet e angazhuar në mënyrë të vendosur për të çrrënjosur çdo formë të sjelljes së paligjshme dhe për të siguruar mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat