Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetase ruse.
Sipas Policisë, ajo tentoi t’i japë 50 euro ryshfet një polici në Merdarë që t’ia mundësojë hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë.
“PKK Merdarë, Podujevë 17.01.2025 – 18:10. Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetas e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë”, thuhet në raportin e PK-së.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.



