WASHINGTON – Një histori që duket sikur ka dalë nga skenarët e Hollivudit ka tronditur Pentagonin dhe Departamentin e Drejtësisë (DOJ). Oficeri i forcave speciale amerikane, i cili mori pjesë fizikisht në kapjen e ish-presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, është arrestuar nën akuzat për përfitim të paligjshëm përmes informacioneve të klasifikuara.
Sipas dosjes hetimore të sapopublikuar, oficeri në fjalë kishte vënë një bast prej rreth 35,000 dollarësh në platformën e parashikimeve “Polymarket”. Basti ishte i thjeshtë por i guximshëm: “A do të largohet Maduro nga zyra brenda janarit 2026?”.
Në atë kohë, shanset që kjo të ndodhte vlerësoheshin vetëm 6%. Megjithatë, oficeri “e dinte” atë që bota nuk e priste. Ai ishte pjesë e njësisë elitë që kreu operacionin “Absolute Resolve”, duke prangosur Maduron në Karakas.
Fitimi marramendës Menjëherë pas suksesit të misionit, vlera e bastit të tij shpërtheu, duke i sjellë një fitim prej saktësisht 436,759.61 dollarësh. Ky veprim po cilësohet si “insider trading” (tregti me informacione të brendshme) në nivel ushtarak, pasi ai vuri bast për një rezultat të cilin e kishte vetë në dorë ta realizonte.
Reagimet dhe pasojat Departamenti i Drejtësisë deklaroi se askush nuk është mbi ligjin, veçanërisht kur bëhet fjalë për integritetin e operacioneve të inteligjencës. Ky arrestim ka hapur një debat të madh në Kongresin Amerikan mbi rregullimin e platformave të basteve digjitale dhe ndalimin e punonjësve federalë për të marrë pjesë në to.
Aktualisht, oficeri po përballet me akuza të rënda që mund t’i kushtojnë karrierën ushtarake dhe shumë vite burg, ndërsa fitimi i tij në kriptomonedha pritet të konfiskohet nga shteti.



