spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:27
HomeKosovaZgjedhjet 2025Artan Nimani: Qeveria Kurti po e lë Kosovën në varfëri të turpshme!

Artan Nimani: Qeveria Kurti po e lë Kosovën në varfëri të turpshme!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/Reagime: Në reagim ndaj raportit tronditës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për vitin 2024, i cili e rendit Kosovën si vendin e dytë më të varfër në Evropë, Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani, Kryetar i Forumit Intelektual dhe kandidat për deputet në koalicionin AAK-Nisma Socialdemokrate, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për dështimet e saj ekonomike.storm-rks.com

“Ky raport është një pasqyrë reale e gjendjes në të cilën qeveria Kurti ka zhytur vendin. Propaganda për zhvillim dhe stabilitet ekonomik bie poshtë kur shohim se Kosova renditet vetëm para Ukrainës, një vend që po kalon një luftë shkatërruese. Kjo është e papranueshme,” deklaroi Nimani.

- Advertisement -

Kritika ndaj qeverisë

Nimani theksoi se mungesa e politikave të mirëfillta ekonomike dhe zbatimi i dobët i reformave kanë lënë Kosovën në një situatë të turpshme. “Qeveria Kurti ka dështuar në çdo aspekt të menaxhimit ekonomik. Nuk ka pasur asnjë strategji konkrete për të rritur prodhimin vendor, për të tërhequr investime të huaja, apo për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve,” shtoi ai.

- Advertisement -

Mesazh për qytetarët

Si pjesë e koalicionit me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate, Nimani ftoi qytetarët të reflektojnë mbi këtë situatë dhe të kërkojnë ndryshim përmes votës së tyre.
“Është koha për të sjellë në udhëheqje njerëz që kanë vizion dhe guxim për të marrë vendime të duhura për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi për të ndalur mashtrimet dhe për të shpëtuar vendin tonë nga kjo gjendje stagnimi dhe varfërie,” përfundoi Nimani.

Koalicioni i ri për ndryshim

Artan Nimani po garon për deputet si pjesë e koalicionit të formuar midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate. Koalicioni ka si prioritet të ofrojë zgjidhje konkrete për ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë, duke vendosur qytetarët në qendër të qeverisjes.

“Ndryshimi është në duart e qytetarëve! Është koha për të sjellë shpresë dhe zhvillim në Kosovë,” përfundoi Nimani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat