spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:31
HomeEkonomiASK: Kostoja e ndërtimit në Kosovë është rritur

ASK: Kostoja e ndërtimit në Kosovë është rritur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt të vitit 2024 (TM4 2024).

Sipas të dhënave të ASK-së, indeksi i përgjithshëm i kostos së ndërtimit është rritur me 0.6% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024 (TM3 2024).

- Advertisement -

Ndërsa, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (TM4 2023), ky indeks ka shënuar një rritje prej 4.4 %.

Tremujori i katërt 2024 – Tremujori i tretë  2024, 0.6 %

- Advertisement -

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje  për (0.6%) në tremujorin e katërt (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2024.

Rritje kishte transporti  (2.4%), pagat (0.9 %) , materialet (0.5%), kostot tjera (0.4%) dhe energjia (0.1%), ndërsa zbritje kishte tek makineritë (-0.2 %).

Tremujori i katërt  2024 – Tremujori i katërt 2023, 4.4 %

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (4.4%) në tremujorin e katërt (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2023.

“Rritje më të madhe kishte te energjia (20.6%), pagat (12.8%), transporti (10.9%), materialet (2.7%), makeniritë (0.8%), dhe kostot e tjera (0.7%)”, njofton ASK.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat