spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:31
HomeSportAsllani kalon në Torino, por kontrata zbulon probleme të shumta

Asllani kalon në Torino, por kontrata zbulon probleme të shumta

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Transferimi i Kristjan Asllanit te Torino është tashmë çështje e mbyllur, por siç ndodh shpesh në merkato, pas çdo marrëveshjeje fshihen edhe detaje të rëndësishme.

Gazetari i njohur italian, Alfredo Pedullà, ka zbuluar disa prapaskena të këtij operacioni, duke theksuar se marrëveshja nuk është aq e thjeshtë sa duket në letër.

- Advertisement -

“Formalisht bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerjeje”, tha Pedullà në një analizë në YouTube, “por ka disa elementë që e komplikojnë historinë.

Për shembull, Bologna kishte hyrë fuqishëm në garë për Asllanin, por Saputo bllokoi gjithçka.

- Advertisement -

Arsyeja? Lojtari kërkoi një pagë prej 2 milionë eurosh dhe garanci për një vend titullari”.

Kjo kërkesë e mesfushorit shqiptar ka bërë që pista e Bologna-s të mbyllej, ndërsa Torino lëvizi me më shumë vendosmëri duke arritur marrëveshjen me Interin.

Asllani, i cili kërkon të marrë më shumë hapësira dhe të provojë veten si titullar i rregullt, shihet nga drejtuesit e Torinos si një përforcim me perspektivë të madhe.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse “e drejta e blerjes” do të shndërrohet realisht në detyrim, duke marrë parasysh pritshmëritë e lojtarit dhe investimin financiar që kërkon operacioni.

Një gjë është e sigurt: aventura e re e Asllanit në Serie A është gati të nisë dhe te Torino ai do të ketë mundësinë të tregojë vlerën e tij në fushë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat