Kristjan Asllani titullar për kaltër e zinjtë e Italisë.
Mesfushori shqiptar do të luajë nga fillimi në ndeshjen që Inter luan në Verona ndaj Hellas Veronës, takim ky i vlefshëm për Serie A.
Tekniku Inzaghi ka vendosur që t’i besojë lojtarit kuqezi një vend titullari, teksa vlen të theksohet se Calhanoglu është i dëmtuar.
22-vjeçari i Kombëtares, Asllani është impenjuar në 5 ndeshje të Serie A këtë sezon, por pa mundur dot të shndërrohet në protagonist.
Për të, ky është sezoni i 3-të në Milano.



