spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:48
HomeSportAsllani ndezë zërat, publikon video nga ndeshja e Barcelonës

Asllani ndezë zërat, publikon video nga ndeshja e Barcelonës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sulmuesi nga Kosova, Fisnik Asllani i cili po kalon një sezon fantastik me skuadrën gjermane, Hoffenhaim, ka marrë vemendjen e klube të mëdha evropiane.

Në mesin e skuadrave të interesuara për transferimin e tij është edhe gjiganti spanjoll, Barcelona.

- Advertisement -

Duket se edhe Asllani ka simpati për skuadrën katalanase dhe do të dëshironte të ishte pjesë e saj në të ardhmen.

23-vjeçari mbrëmë e kishte ndjekur nga afër derbin lokal mes Espanyolit dhe Barcelonës.

- Advertisement -

Asllani ka ngjallur dyshime dhe spekulime, pasi publikoi një video nga ”RCDE” Stadium.

“Derbi i Barcelonës”, ka shkruar sulmuesi nga Kosova.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së Asllanit në qytetin e Barcelonës, por ngjallë dyshime për ndonjë nënshkrim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat