Policia e Kosovës ka publikuar statistikat zyrtare për aktivitetet e saj gjatë 24 orëve të fundit, ku theksohet se nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Sipas raportit, janë regjistruar 18 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 35 aksidente me dëme materiale. Në kuadër të zbatimit të ligjit në komunikacion, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2.521 tiketa trafiku.
Sa i përket sigurisë publike, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 29 persona, prej të cilëve 17 janë dërguar në mbajtje. Nuk ka pasur raste të ndalimit policor, ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te qytetarët për respektim të rregullave të trafikut dhe ligjit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.



