spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
17:49
HomeKosovaAssociated Press për regjistrimin e popullsisë, përmend zvogëlimin, rritjen e moshës mesatare...

Associated Press për regjistrimin e popullsisë, përmend zvogëlimin, rritjen e moshës mesatare e bojkotimin e madh të serbëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve “Associated Press” i ka kushtuar një artikull të vecantë, prezantimit të rezultateve nga regjistrimi i popullsisë në Kosovë, raporton Storm.

Derisa pëmend se popullsia e Kosovës është zvogëluar në 1.6 milionë nga 1.74 milionë 13 vjet më parë, sipas regjistrimit të dytë të kryer në Kosovën e pas-pavarësisë në fillim të këtij viti, minoriteti serb në katër komunat veriore ku jetojnë shumica – Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovica Veriore – ishin gjithsej 36,652 ose 2.31% e popullsisë.

- Advertisement -

Agjencia e Statistikave tha se serbët e bojkotuan regjistrimin “në një masë të konsiderueshme” pas thirrjeve të partive politike serbe për ta bërë një gjë të tillë.

Mosha mesatare e Kosovës është vetëm 35 vjeç, e dyta më e re në Evropë. Mosha mesatare në regjistrimin e vitit 2011 ishte gati 30 vjeç.

- Advertisement -

Regjistrimi tregoi gjithashtu se lufta e viteve 1998-1999 rezultoi me 11,417 të vdekur dhe 1,047 të zhdukur. Dëmi material u vlerësua në 5 miliardë euro (5.2 miliardë dollarë).

Bazuar në regjistrim, 93,49% të popullsisë janë deklaruar myslimanë, 2,31% si ortodoksë dhe 1,75% si katolikë.

Rezultatet e regjistrimit “përbëjnë bazën për të hartuar politika për nevojat reale të qytetarëve”, tha kryeministri Albin Kurti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat