Shkodra u trondit nga një krim i rëndë, ku 2 persona raportohet se janë vrarë, ndërsa dy të tjerë ndodhen në spital ne gjendje të rëndë për jetën.
Mediat raportojnë se 3 personat kanë qenë duke lëvizur me një automjet, ku autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me kallashnikov.
Dyshohet se një nga viktimat është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit i njohur si i forti i Shkodrës. Ndërsa viktima e dytë raportohet të jetë një kalimtare e rastit.
Në gjendje të rëndë për jetën është Arlind Bushati, djali i kandidatit të PD për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.
Po ashtu në spital është dërguar dhe një person tjetër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka ngritur postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit.