spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:52
HomeEkonomiATK thotë se i mblodhi 184.2 milionë euro të hyra për 2...

ATK thotë se i mblodhi 184.2 milionë euro të hyra për 2 muaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) tha se ka mbledhur 184.3 milionë euro tatime për periudhën janar-shkurt 2025.

“Viti i kaluar ishte një vit i jashtëzakonshëm për ATK-në, në aspektin e realizimit të objektivave, por edhe i vlerësimeve nga institucionet ndërkombëtare. Në vitin 2024 janë mbledhur të hyra rekorde, duke tejkaluar parashikimet dhe duke konfirmuar angazhimin e menaxhmentit dhe stafit të ATK-së për një sistem tatimor efikas, të drejtë dhe transparent”, tha ATK.

- Advertisement -

Ndërkaq, mbledhjen e tatimeve për këta dy muaj, ATK tha se e shohin si “tendencë e rritjes së qëndrueshme të të hyrave tatimore për këtë vit”.

“Të dhënat statistikore për dy muajt e parë të vitit 2025 tregojnë se këto të hyra premtojnë realizimin e projeksionit të planifikuar. Janë gjithsej 184.3 milionë euro tatime të mbledhura vetëm për këta dy muaj, që në krahasim me janar-shkurt nga vitit 2024 janë 7.2 % më shumë, apo 12.3 milionë euro”.

- Advertisement -

ATK tha se në muajt në vijim “sigurisht që do të vazhdojë me intensifikimin e angazhimit për të lehtësuar përmbushjen vullnetare të tatimeve, për të rritur mbikëqyrjen dhe për të përmirësuar mekanizmat e institucionit”.

Po ashtu, Administrata tha se do të vazhdohet me implementimin e projekteve dhe reformave të reja, që synojnë rritjen e disiplinës tatimore dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat