spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:17
HomeBotaAmerikaAutoritetet e Alaskës kërkojnë aeroplanin e humbur me 10 pasagjerë në bord

Autoritetet e Alaskës kërkojnë aeroplanin e humbur me 10 pasagjerë në bord

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Autoritetet amerikane janë duke kërkuar një aeroplan të kompanisë ajrore “Bering Air” me dhjetë persona në të, i cili është raportuar i zhdukur gjatë fluturimit mes vendbanimeve Unalakleet dhe Nome, njoftoi Departamenti i Sigurisë Publike i Alaskës në ShBA.

Në aeroplanin e vogël të tipit “Cessna Caravan” ndodheshin piloti dhe nëntë pasagjerë, thuhet në uebfaqen e kësaj agjencie, ku shtohet se ekipet ishin duke punuar për t’i siguruar koordinatat e fundit të njohura, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

- Advertisement -

“Bering Air” është kompani ajrore rajonale me seli në Alaskë dhe operon rreth 40 aeroplanë e helikopterë, sipas të dhënave në uebfaqen për përcjelljen e fluturimeve, “FlightRadar24”. /Reuters

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat