spot_img
E diel, 2 Nëntor, 2025
20:08
HomeSiguriaPoliciaAutoritetet kosovare ndalojnë një pjesëtar të policisë serbe

Autoritetet kosovare ndalojnë një pjesëtar të policisë serbe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Autoritetet kosovare e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Serbisë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – i cili lidh dy vendet – nën dyshimin për import të paautorizuar të municionit dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese.

Policia e Kosovës nuk e bëri të ditur emrin e të arrestuarit, por tha se ai është shtetas i Kosovës dhe Serbisë dhe u arrestua të shtunën në mëngjes.

- Advertisement -

Ai u dërgua në mbajtje derisa autoritetet po kryejnë hetim ndaj tij.

Në raportin e saj të përditshëm të dielën, Policia e Kosovës tha se në veturën e policit të dyshuar, me targa serbe, gjeti dhe konfiskoi 51 fishekë, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinarë serbë.

- Advertisement -

“Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e Policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së Policisë Serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB”, thuhet në njoftim.

Arrestimi i tij vjen disa muaj pasi Kosova i dëboi nga vendi dy pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nën dyshimin për cenim të sigurisë kombëtare, si dhe ua ndaloi hyrjen për pesë vjet në qershor.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha asokohe se në përgjithësi Kosova kishte dëbuar 11 serbë të Kosovës që janë pjesë e Policisë Serbe. Megjithatë, autoritetet kosovare nuk kanë bërë të ditur se sa pjesëtarë të MPB-së serbe janë dëbuar deri më tani.

Ndërkohë, edhe vetë Serbia ka arrestuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, më rishtazi, policin Arbnor Spahiu, i cili po mbahet në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, që nga 9 qershori.

Serbia e akuzon Spahiun se ka kryer “vrasje të rëndë” në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, raporton rel.

Por, Policia e Kosovës ka konfirmuar se Spahiu atëkohë nuk ka qenë pjesëtar i policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat