spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
14:47
HomeKosovaHoti paralajmëron krizë të gjatë: Çmimi i furnizimit me naftë u rrit...

Hoti paralajmëron krizë të gjatë: Çmimi i furnizimit me naftë u rrit për 14% brenda dy ditësh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të thirrur për të diskutuar mbi shtrenjtimin e derivateve, ka paralajmëruar se analizat ekonomike parashikojnë një stabilizim të çmimeve në nivele shumë më të larta se më parë.

Sipas raportimit të Klankosova.tv, Hoti theksoi se pasojat e kësaj krizë do të jenë afatgjata, duke u reflektuar në rritje më të ulët ekonomike. Ai i bëri thirrje mazhorancës që të votohet rezoluta e propozuar nga LDK-ja për uljen e menjëhershme të çmimit të naftës përmes lehtësimeve fiskale.

- Advertisement -

“Pa asnjë dyshim, analizat e bazuara tregojnë se kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta, të cilat do të stabilizohen në nivele të larta, dhe normalisht me rritje ekonomike më të ulët. Si rezultat, të gjitha ekonomitë po bëjnë përgatitjet e duhura me masat emergjente që duhet të ndërmerren në situata të tilla. Pasojat po i shohim gjerësisht”, deklaroi Hoti.

Rritja alarmante brenda 48 orëve Ish-kryeministri Hoti vuri në dukje shifrat shqetësuese të rritjes së kostos së furnizimit, duke specifikuar se vetëm gjatë dy ditëve të fundit çmimi ka pësuar një kërcim dyshifror.

- Advertisement -

“Mes datës 2 dhe 3 prill, çmimi i furnizimit të naftës në burim është rritur me 14%. Vetëm dje dhe pardje kemi pasur këtë rritje prej 14%”, potencoi deputeti i LDK-së, duke argumentuar nevojën për ndërhyrje të shtetit për të amortizuar goditjen ndaj konsumatorit dhe bizneseve.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të mbetet spektatore përballë këtyre zhvillimeve, por duhet të ndjekë shembullin e ekonomive të tjera që po aplikojnë pako emergjente për të mbrojtur stabilitetin financiar të qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat