spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
05:24
HomeKosovaPrishtinaAzbesti, kërcënim për shëndetin e qytetarëve në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës

Azbesti, kërcënim për shëndetin e qytetarëve në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve të Prishtinës e veçanërisht atyre që jetojnë në lagjen “Ulpiana” janë kulmet e ndërtesave që janë me azbest që nga vitet e `70-ta, të cilat ishin përdorur për t`i mbrojtur kulmet nga zjarri.

Por, ky material ndërtimor është cilësuar shumë i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, ngase konsiderohet kancerogjen. Komunarët janë në studime se si ta largojnë atë.

- Advertisement -

Mbi 220 mijë metra katrorë azbest ishte vlerësuar se janë në gjithë pjesën e zonës urbane të kryeqytetit, në një prezantim të raportit të inventarizimit të azbestit dhe materialeve me përmbajtje azbesti në qytetin e Prishtinës, në fillim të këtij viti. Njëra nga lagjet, ku vlerësohet që ka më së shumti azbest në kryeqytet, është Ulpiana.

Naser Kabashi, profesor në fakultetin i inxhinierisë dhe ndërtimit, tha se është urgjente që të largohet azbesti, sepse është material i dëmshëm, andaj edhe në këtë shekull ai as që përdoret më. Ky material ndërtimor ndikon negativisht në shëndetin e njeriut e veçanërisht tek mushkëritë.

- Advertisement -

E komunarët thonë se janë në planifikime për heqjen e azbestit.

“Deri tash e kemi bërë një studim të detajuar lidhur me azbestin në Prishtinë, andaj e kemi dokumentin në tavolinë, i cili na tregon me saktësi të plotë sa metra katrorë azbest kemi në kulmet e Prishtinës jemi duke menduar që të hyjmë në partneritetit publiko-privat, në mënyrë që t’i ndërrojmë të gjitha këto kulme dhe t’i zëvendësojmë me panele solare”, tha Alban Zogaj, nënkryetar i Prishtinës, raporton RTK.

Ndërkohë, derisa të kryhen studimet, siç kanë thënë zyrtarët komunalë, azbesti konsiderohet nga ekspertët e mjekësisë si shkaktar i sëmundjeve të ndryshme respiratore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat