Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kreu i Qeverisë Albin Kurti po planifikon ta çojë vendin në zgjedhje dhe se kjo është arsyeja se pse LVV po insiston për t’i kaluar shpejt ligjet.
Kuvendi aktualisht është në seancë të jashtëzakonshme, me 10 pika në rend dite. Opozita po kundërshton votimin për ligjet me arsyetimin se nuk u është dhënë kohë as për t’i lexuar projektligjet.
Postimi i plotë:
Albin Kurti po na çon në zgjedhje.
Kjo është arsyeja pse po don me i kalu ligjet me afate të përshpejtume. Albini po don me kry punë me Kuvend dhe mandej me qeverisë pa Kuvend dhe pa mbikëqyrje.
Prej dhjetorit të vitit 2024 s’ka pasë Kuvend funksional. Tash me kalu ligje me shmangie.
Pse këto urgjenca?
Urgjencë me ba ligje që s’mund të zbatohen kurrë.



