spot_img
E mërkurë, 15 Prill, 2026
19:05
HomeKosovaBajrami e LDK-së: Propozimi ynë, e vetmja zgjidhje e bllokadës

Bajrami e LDK-së: Propozimi ynë, e vetmja zgjidhje e bllokadës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se ende janë në pritje të përgjigjes nga partitë politike opozitare rreth propozimit të kësaj partie për një qeveri nacionale të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit.

“Ne besojmë si parti politike që kjo është për momentin e vetmja zgjidhje për të zhbllokuar institucionet dhe për t’u marrë me të vërtetë me problemet e qytetarëve. Na vije keq, por është e qartë se kush është bllokuesi dhe kujt i mungon vullneti politik për të dalë nga bllokada. Kur s’ke numrat si rasti i Vetëvendosjes nuk mund të diktosh të tjerëve mënyrën për zhbllokimin e institucioneve”, tha ajo para gazetarëve pas seancës.

- Advertisement -

“LDK ka shprehur vullnetin politik dhe tanimë ka në tavolinë një qeveri do të zhbllokonte situatën dhe formimin e një qeverie që do të kishte agjendë të qartë dhe afat të caktuar kohor”.

Bajrami dha përgjigje edhe rreth deklarimeve se LDK “po frikësohet” të hyjë e vetme në koalicion me Vetëvendosjen.

- Advertisement -

“Nuk e besoj që ka të bëjë me frikën. Por besoni që në një opsion të tillë nëse LDK do të ishte e interesuar për pozita dhe pushtet do të ishte në një pozitë më të mirë sesa të hynte në një koalicion gjithëpërfshirës”.

Ajo tha se dallimet e mëdha ideologjike dhe sjellja e Vetëvendosjes është arsyeja pse nuk hyjnë në koalicion me partinë e parë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat