spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
23:52
HomeKosovaBajrami: Kurti dhe klika e tij jetojnë duke shkaktuar kriza

Bajrami: Kurti dhe klika e tij jetojnë duke shkaktuar kriza

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hykmete Bajrami e LDK-së ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve nga kategoria e kursimeve për pagat e punëtorëve të RTK-së.

Bajrami tha se pasi i lanë një muaj pa paga ka gjetur zgjidhje, ndërsa akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkaktim të krizave.

- Advertisement -

“Albin Kurti me klikën e tij jeton duke shkaktuar kriza, duke i bë njerëzit me vuajtë, duke i mbajtur qytetarët të varur nga vendimet e tij, e pastaj të dalin si shpëtimtarë, por ranë maskat”, shkroi mes tjerash Bajrami.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

I paskan nda mjetet për RTK.

E kemi thënë prej ditës së parë: këta vetë janë prodhues të krizave. I lanë një muaj pa paga punëtorët e RTK-së, me protesta e greva dhe në fund jo Kuvendi po këta uzurpatorët e Qeverisë paskan gjet zgjidhje, me 28 ditë vonesë.

Albin Kurti me klikën e tij jeton duke shkaktuar kriza, duke i bë njerëzit me vuajtë, duke i mbajtur qytetarët të varur nga vendimet e tij, e pastaj të dalin si shpëtimtarë, por ranë maskat.

Ndalni bllokadat, tash uluni me Komunën e Prishtinës dhe gjeni zgjidhje!

Qytetarët paguajnë taksa për me marrë shërbime, jo për me u maltretu nga inskenimet e mashtrimet tuaja.

28 dhjetori do të jetë dita kur do të merrni përgjigjen për krejt këtë keqtrajtimin që po u bëni qytetarëve!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat