Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qëndrimet e Albin Kurtit dhe Artane Rizvanollit ndaj protestave të djeshme të biznese.
Ajo ka kërkuar që kryeministri dhe ministrja në detyrë të deklarohen për 160 milionë euro qarkullim me energji të kompanisë NOA.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se qeveritarët duhet të japin shpjegime dhe për fitimin e milionave në kurriz të qytetarëve kompania e Vuk Hamoviç.
“Albini Kurti protestën e biznesëve e quajti ”barrikada”, e Rizvanolli tha se bizneset po i përdorë opozita se s’po pajtohen me ngritjën e çmimit të energjisë deri 260%, por deri me tani asnjeri e as tjetri asnjë edhe një fjalë se kanë thënë për 160 milionë euro qarkullim me energji të kompanisë NOA dhe miliona euro fitim në kurriz të qytetarëve nga EFT-ja e Vuk Hamoviçit vetëm për transport të energjisë. PS. Mos të harrojmë: ai donatori i LVV-së që i zgjedhë drejtor i KEK-ut, Artanja tha është djalë i mirë e profesionist s’ka më”, ka shkruar Bajrami.
Ylbet Batalli është drejtori i ri i KEK-ut. Sipas raportimeve në media, edhe ai po del të ketë lidhje me pushtetin.
Në vitin 2021, saktësisht më 19 janar 2021, Ylber Batalli kishte dhënë donacion 300 euro për këtë parti



