Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit.
Pak para nisjes së seancës, Bajrami tha se LVV-ja duhet të reflektojë pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo përmendi dy mënyra që, sipas saj, çojnë në zgjidhjen e situatës: me konsensus për një kandidat të pranueshëm nga ana e Vetëvendosjes ose me marrëveshje politike.



