Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar reagimet e pushtetit për heqjen e masave nga BE-ja.
Bajrami i ka quajtur mashtrues, duke pyetur se kush do ta mbajë përgjegjësinë që Kosova ishte për 900 ditë nën masa dhe që nuk kishte mundur të shfrytëzojë qindra miliona euro për projekte të ndryshme.
“Me 28 dhjetor, ata që ndeshkuan shtetin e qytetarin duhet të ndëshkohen me votë”, ka shkruar Bajrami.
Postimi i plotë:
A i keni parë mashtruesit tek lavdërohen për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.
Po përgjegjësinë se ishim nën masa plotë 900 ditë kush do ta mbajë?
Për gati tri vjet Kosova humbi mundësinë t’i shfrytëzoj mbi 600 milionë Euro projekte, lë anash koston e imazhit të vendit e cila s’mund të matet me asnjë vlerë montare.
Këtu po i listoj vetëm vetëm 5 projekte (vetëm në tri fusha: 1.ujë të pijshëm, 2.trajtim i ujërave të zeza, ricikilm i mbeturinave dhe 3.bujqësi) të cilat për shkak të qeverisjes Kurti që na solli deri ta masat ndëshkuese të BE-së nuk kanë ndodhë në 2023, as në 2024, as në 2025 dhe ende nuk dihet nëse do të fillojnë në 2026-të. Shuma e financimit vetëm për këto projekte është rreth 293 milionë Euro.
– Grante për bujqësi ku më shumë se 500 farmerë dhe agrobiznese do të mund të përfitonin nga fondi prej 27. millionë euro:
7 mil. euro nga EU,
10 mil. euro MAFRD
10.2 mil. euro BMZ
– Projekti i riciklimit të mbeturinave të regjionit të Prishtinës, Dukagjinit, Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës dhe Mitrovicës.
9.95 mil. euro IPA
3 mil. euro SIDA
8 mil. euro kontributi i BMZ
– Projekti për trajtimin e ujit dhe mbeturinave: Investime në fabrika për trajtim të ujit dhe mbeturinave, projekti me i madh infrastrukturor.
20 mil. euro të IPAs
90 mil. euro të ËBIF
42 mil. euro shtesë të BMZ ishin të zotuara
– Trajtimi i mbeturinave në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë ka mbetë pa filluar – duke rrezikuar kështu shëndetin publik, ujërat nëntoksor dhe sigurinë ushqimore.
24 mil. Euro IPA
20 mil. euro shtesë të BMZ ishin të zotuara.
– Rehabilitimi i rrjetit të KOSTT-it
9.2 mil. euro të të ËBIF,
15 mil. euro të IPAs (potencialisht)
25 mil. euro BMZ ishin të zotuara
Me 28 dhjetor, ata që ndeshkuan shtetin e qytetarin duhet të ndëshkohen me votë.
Eurodeputeti holandez reagon pas heqjes së masave ndaj Kosovës



