Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me importin e energjisë elektrike në Kosovë që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Bajramit, gjatë kësaj periudhe Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 811 milionë eurosh. Ajo ka theksuar se këto shpenzime, sipas saj, nuk janë mbuluar nga buxheti i shtetit, por janë paguar drejtpërdrejt nga qytetarët përmes faturave të energjisë elektrike.
Postimi i plotë:
Që nga dita kur Albin Kurti ka ardhur në pushtet e deri sot, Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë plot 811 milionë euro.
Ky import nuk paguhet nga buxheti i shtetit – këtë import e paguajnë direkt qytetarët përmes faturave të energjisë.
A e dini sa është kjo mesatarisht? Mbi 500 euro për kokë banori!
A e dini ku kanë shkuar këto para tuajat? Te mafia energjetike!
Pyetni Albinin kush janë ”mafia energjetike”, se ai i njeh më së miri.



