spot_img
E martë, 24 Shkurt, 2026
01:18
HomeKulturëBaleti “Lola”, rikthim në TKOB pas 25 vjetësh

Baleti “Lola”, rikthim në TKOB pas 25 vjetësh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit po përgatitet të vërë skenë pas 25 vjetësh mungesë, baletin “Lola”.

Ngjarjet zhvillohen në sfondin e luftës së popullit spanjoll kundër pushtimit francez. Lola, një vajzë e bukur dhe e fortë, në një fshat malor të Katalonjës, është e përfshirë në vorbullën e ndjenjave dhe sakrificës.

- Advertisement -

Festa e përvitshme e korrjes ndërpritet nga hija e pushtimit. Dashuria mes Pablos dhe Lolës vihet në provë, ndërsa xhelozia, krenaria dhe lufta i ndajnë rrugët e tyre. Konsuela bie në duart e francezëve, Minguelli lëkundet mes pasurisë dhe ndërgjegjes, ndërsa partizanët ngrihen në mal për liri. Lola hyn në kampin francez me një mision të qartë, hakmarrjen.

Me guxim dhe vendosmëri, ajo përmbush betimin e saj, duke e kthyer dhimbjen personale në një thirrje kolektive.

- Advertisement -

Me muzikë nga Sergei Vasilenko dhe një gjuhë koreografike të fuqishme, “Lola” vjen si një balet dramatik, ku pasionit të dashurisë i duhet të përballet me flakët e luftës, ndërkohë që një grua bëhet figura qendrore e rezistencës.

TKOB e sjell këtë balet në marsin, muajin e grave, duke vendosur në qendër forcën, dinjitetin dhe sakrificën femërore. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat