spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
18:39
HomeKulturëShowBizBanorët e Grande Fratellos nuk ia kanë idenë se ku ndodhet Kosova,...

Banorët e Grande Fratellos nuk ia kanë idenë se ku ndodhet Kosova, të bindur se gjendet në Amerikë!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shkëmbimi historik i banorëve mes “Big Brother VIP Kosova” dhe “Grande Fratello” në Itali ka nisur me një moment sa komik, aq edhe të sikletshëm për konkurrentët italianë.

Mbrëmjen e djeshme, produksioni italian njoftoi banorët se Dolçe, banore e Big Brother Vip Kosova 4, do t’u bashkohet atyre për disa ditë.

- Advertisement -

Ndërsa klipi i saj prezantues u prit me simpati dhe habi për pamjen e saj, reagimi më viral erdhi kur u përmend vendi i origjinës.

Njohuritë gjeografike të banorëve italianë lanë për të dëshiruar, duke shkaktuar një gafë të madhe.

- Advertisement -

Të kapur në befasi nga emri “Kosovë”, ata nisën të diskutonin mes vete dhe arritën në konkluzionin qesharak se Kosova ndodhet në Amerikë.

Ky moment konfuzioni, ku ata pyesnin seriozisht nëse vajza po vjen nga përtej oqeanit, ka shkaktuar të qeshura në rrjet, duke lënë të kuptohet se misioni i parë i Dolçes kur të mbërrijë në Itali do të jetë t’u shpjegojë “fqinjëve” se nuk vjen nga SHBA-të, por nga ana tjetër e Adriatikut.

Linku i videos: https://www.instagram.com/reel/DRdWilhCEos/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat