Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania situatat dhe tensionet vijojnë të mbajnë gjallë dinamikën e lojës, duke sjellë momente të papritura dhe emocionale.
Gjatë mbrëmjes, Kristi dhe Miri ndodheshin të shtrirë në krevatin ku flenë Selin dhe Miri.
Për shkak të rregullit që e ndalonte të fliste drejtpërdrejt me Selin, Miri u detyrua t’i përcillte ndjenjat e tij përmes Kristit, duke e kthyer situatën në një komunikim indirekt.
“O Kristi, unë po vdes të të përqafoj! Nuk e di si po e mbaj veten, por është një gjë që ssss… vdiqa”, u shpreh Miri, duke përdorur Kristi si “ndërmjetës” për mesazhin e tij.
Mesazhi duket se u kuptua menjëherë nga Selini, e cila iu afrua Kristit dhe e përqafoi, në një gjest simbolik që u interpretua si përgjigje ndaj ndjenjave të Mirit dhe si shenjë se mesazhi kishte mbërritur tek ajo.



