spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:12
HomeSportBarcelona fiton, mediat thumbojnë Realin

Barcelona fiton, mediat thumbojnë Realin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Barcelona është gjithmonë e më afër titullit në La Liga.

Të shtunën blaugranat fituan me përmbysje 4-3, ndaj Celtas në një sfidë spektakolare, kur vetëm 30 minuta nga fundit ishin duke humbur me shifrat 1-3.

- Advertisement -

Ndeshja nisi më mirë për katalanasit që kaluan në avantazh falë golit të Ferran Torres në minutën e 12, por Iglesias show nisi më pas me sulmuesin e Celta Vigos që do të ndëshkonte Barçën plotë 3 herë, fillimisht me golin e barazimit në pjesën e parë e më pas me dy gola të tjera brenda 10 minutash në nisje të fraksionit të dytë.

Megjithatë ekipi i drejtuar nga gjermani Flick ka treguar shumë herë se jo vetëm është një ekip spetakolar, por edhe një ekip plot karakter që nuk dorëzohet asnjëherë dhe këtë gjë katalanasit e provuan sërish, teksa brenda 4 minutash lojë barazuan shifrat falë golave të Olmos dhe Raphinas.

- Advertisement -

Kur u mendua se çdo gjë po mbyllet në barazim, në kohën shtesë VAR kthehet në protagonist pasi viher re një kontakt në zonë ndaj Dani Olmos.

Gjyqtari kryesor sheh në momitor kontaktin dhe vendos të akordoj 11 metërsh.

Tek pika e bardhë u tregua i saktë braziliani Raphina që çon shifrat në 4-3, duke i dhënë kështu Barçës një sukses të rëndësishëm drejt objektivit titull, me katalanasit që shkojnë aktualisht në +7 pikë nga Real Madrid, në pritje të sfidës që “Los Blancos” do të luajnë këtë të diele.

Me këtë fitore mediat spanjolle nuk kanë hezituar që të hedhin kunja në drejtim të Realit, i cili nuk po gjen fitore.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat