Reali i Madridit humbin një mundësi të mirë për të ushtruar presionin ndaj Barcelonës në klasifikimin e La Ligës.
Kryeqytetasit u ndalën në një barazim 3 me 3 në transfertë kundër Rajo Vajekano, skuadër ku luajti 31 minuta edhe mbrojtësi i përfaqësueses sonë Ivan Balliu.
Ndeshje me shumë përmbysje ajo e luajtur ne fushën e Vajekanos.
Vendasit shkuan deri në avantazh të dyfishtë falë golave të realizuar në minutat 4 dhe 36 nga Lopez dhe Mumin.
Mirëpo Reali u zgjua dhe e mbylli në mënyrë të mrekullueshme pjesën e parë duke barazuar shifrat falë golave të Valverdes dhe Belingham.
Jo vetëm kaq, por në nisje të pjesës së dytë ishte Rodrigo i cili duke shfrytëzuar pasimin e Arda Gyler kaloi në avantazh për herë të parë miqtë.
U duk një ndeshje e vendosur në shinat e duhura për skuadrën e trajnerit Anceloti.
Mirëpo 8 minuta më vonë ishte Palazon që ndëshkoi Los Blankos duke barazuar shifrat në 3 me 3.
Me gjithë përpjekjet e mëdha deri në fund, Reali nuk mundi të fitojë ndeshjen duke dështuar të parakalojë të paktën përkohësisht Barcelonën.



