spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:00
HomeBotaEvropaBarnier fiton betejën politike: Qeveria e re e Francës në duart e...

Barnier fiton betejën politike: Qeveria e re e Francës në duart e konservatorëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU


Franca Politike — Kryeministri francez Michel Barnier ka arritur një marrëveshje të re politike me ligjvënësit centristë dhe konservatorë për formimin e një qeverie të re, pas muajsh paralize politike që ka kapluar Francën. Megjithatë, marrëveshja ende duhet të miratohet nga Presidenti Emmanuel Macron.

Sipas deklaratës nga zyra e Barnier, kryeministri paraqiti strukturën e kabinetit të tij të ri qeveritar gjatë një takimi me partitë politike përkatëse. Kryeministri më pas është takuar me Presidentin Macron për të kërkuar miratimin e tij.

- Advertisement -

Ish-kryeministri Gabriel Attal, që tani udhëheq grupin centriste të Macron në Asamblenë Kombëtare, njoftoi arritjen e marrëveshjes përpara aleatëve të tij politikë. Sipas burimeve, kabineti i ri përbëhet nga shtatë ministra të partisë së Macron, “Renaissance,” dhe tre ministra nga partia e Barnier, konservatorët e “Les Républicains”.

Bruno Retailleau, një nga konservatorët më të spikatur të Francës, do të marrë postin e ministrit të brendshëm. Ndërkohë, Laurent Wauquiez, udhëheqësi i “Les Républicains” në Asamblenë Kombëtare dhe një kandidat i mundshëm për president, ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së re.

- Advertisement -

Nëse Barnier arrin të sigurojë mbështetjen e plotë nga Macron dhe partitë e përfshira, kjo do të shënojë një fund dramatik të paralizës politike që ka ngërthyer vendin prej muajsh. Tensionet kryesore kanë qenë rreth politikave të taksave të propozuara nga Barnier, të cilat kanë hasur rezistencë të fortë nga centristët.

Marrëveshja e re vjen pasi një zgjedhje e papritur këtë verë rezultoi në një parlament të paqëndrueshëm, ku një koalicion i majtë mori shumicën e vendeve, por pa arritur një shumicë absolute. Macron, duke refuzuar të emërojë kandidatin e majtë për kryeministër, ka zgjedhur Barnier si një kompromis të fundit për të thyer bllokimin politik.

Ky zhvillim pritet të sjellë qetësi në arenën politike franceze dhe të lejojë qeverinë e re të përqendrohet në miratimin e buxhetit për vitin 2025, ndërkohë që sfidë të parë ndërkombëtare konsiderohet ta ketë, se duhet të bindë Komisionin Evropian për një plan të besueshëm për uljen e borxhit të vendit, i cili e tejaklon për 100% pragun e vendosur nga Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes së Bashkimit Evropian, i cili kërkon që borxhi publik i vendeve anëtare të jetë nën 60% të PBB-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat