Më herët, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë.
Basha ka votuar në një qendër votimi në Ferizaj.
- Advertisement -
Pasi votoi, Basha para gazetarëve tha se “sot është ditë festë për demokracinë”.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët të votojnë në numër sa më të lartë”, tha Basha.



