Mijëra bashkatdhetarë nga Kosova dhe rajoni po i drejtohen vendlindjes së tyre për të kaluar festat e fundvitit, duke u rikthyer nëpër familje dhe miq, për të festuar së bashku këtë periudhë të veçantë të vitit.
E kjo ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos ato me Serbinë.
Jo pak nga ta ballafaqohen me vështirësi gjatë ardhjes në Kosovës, e më së shumti me kolonat që shkakohen. Madje, disa nga ta presin edhe me orë të tëra për të hyrë në Kosovë.
Sipas një bashkatdhetari, atij i ka rënë të presë edhe mbi 10 orë. Ai tregoi se po vinte nga Franca për t’i kaluar pushimet në shtëpi.



