spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
11:01
HomeKulturëShowBizA do të ndahet nga Miri?! Ja përgjigjja e bashkëshortes që do...

A do të ndahet nga Miri?! Ja përgjigjja e bashkëshortes që do iu lë pa fjalë!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, bashkëshortja e Mirit, konkurrentit të ‘Big Brother VIP 5’, ka folur hapur për lojën e tij, jetën private dhe ka sqaruar disa keqkuptime që kanë qarkulluar së fundmi në media.

Duke iu përgjigjur zërave se marrëdhënia e tyre ishte vënë në dyshim, ajo theksoi se është e mësuar me shpifje për shkak të angazhimit të saj në politikë. Ajo hodhi poshtë kategorikisht lajmet për një ndarje të mundshme apo krizë në çift.

- Advertisement -

“Miri nuk i ka marrë ende letrat” Një ndër pikat më të diskutuara ka qenë pretendimi se Miri është martuar për përfitimin e dokumenteve gjermane. Bashkëshortja e tij sqaroi se e vërteta është krejt ndryshe.

‘Miri akoma nuk i ka marrë letrat. Ai e ka pasur mundësinë për të marrë nënshtetësinë gjermane, por nuk e ka bërë sepse e do shumë atdheun. Ai ka një karrierë këtu dhe kjo karrierë nuk vazhdon nëse nuk është prezent. Kemi debatuar shumë për këtë, pasi ishte një vendim i vështirë për ne”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Ajo pranoi se distanca nuk është e lehtë, pasi ajo punon në Parlamentin gjerman, ndërsa Miri është i fokusuar në karrierën e tij në Shqipëri. “Është sakrificë për ne, veçanërisht për Mirin, sepse ai e do shumë vajzën e tij dhe nuk është e thjeshtë të mos jetë gjithë kohën me të”, shtoi ajo.

Ngjashmëria e pabesueshme me vajzën Gjatë bisedës, ajo ndau edhe detaje emocionuese për raportin e Mirit me të bijën, duke vënë në dukje ngjashmërinë e tyre të madhe në karakter dhe rituale.

“Ata ngjajnë shumë. Vdesin të bëjnë blerje bashkë, luajnë Nintendo dhe rrinë në kolltuk në të njëjtin pozicion. Madje edhe flenë njësoj. Një ditë po shihja BBV-në dhe Miri ishte në gjumë; kur shkova te dhoma, pashë vajzën duke fjetur në të njëjtin pozicion fiks si ai”, tregoi bashkëshortja e konkurrentit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat