spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:39
HomeBotaEvropaBashkimi Evropian dhe ngërçi në procesin e integrimit të Kosovës

Bashkimi Evropian dhe ngërçi në procesin e integrimit të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Evropian po tregon shenja “skleroze” në raport me aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e tij. Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian para dy viteve, kur presidenca e saj ishte në duar të Republikës Çeke, por që nga ajo kohë askush nga BE-ja nuk është marrë me këtë çështje. Edhe përkundër shumë zotimeve të institucioneve të Kosovës dhe letrës së përbashkët të tre udhëheqësve të shtetit, në kohën kur ishim në zonën “pat” për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës, Bashkimi Evropian, përveç se nuk e shqyrtoi kërkesën për statusin e vendit kandidat për anëtarësim, nuk na lejoj të bëhemi as anëtarë të Këshillit të Evropës.

Aktualisht, në procesin e zgjerimit janë dhjetë shtete – gjashtë nga Ballkani Perëndimor, përveç Kosovës, si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia. Të gjitha këto vende, përveç Kosovës, janë vende kandidate, disa prej tyre madje janë në negociata për anëtarësim.

- Advertisement -

Kosova, për më shumë se një vit, është subjekt i disa masave ndëshkuese nga BE-ja, të cilat lidhen me tensionet në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Kosova nuk u është përgjigjur as kërkesave të vazhdueshme të disa vendeve anëtare të BE-së për të ndërmarrë hapa në drejtim të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në vend të kësaj, Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për qasje jokonstruktive dhe BE-në për trajtim jo të barabartë, edhe pse kjo e fundit nuk pajtohet me këtë interpretim.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti, më herët, ka kërkuar që dialogu me Serbinë të ndahet nga procesi i integrimit evropian, pasi, sipas tij, procesi i normalizimit të marrëdhënieve varet më shumë nga Serbia sesa nga Kosova. Megjithatë, BE-ja këmbëngul se këto procese nuk mund të ndahen.

Do të presim se kujt do t’i “dalë fjala” në këtë situatë.

by: storm-rks + materiale nga mediat tjera
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat