spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:56
HomeKosovaDrejtësiaBashota thotë se ndaj tij kanë pushuar hetimet e Speciales

Bashota thotë se ndaj tij kanë pushuar hetimet e Speciales

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Bashota, ka njoftuar se ndaj tij kanë pushuar të gjitha hetimet nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook, se lirimi i tij nga të gjitha hetimet është bërë pas një procesi hetimor që ka zgjatur mbi pesë vjet.

- Advertisement -

“Pas (5) viteve hetime, tani, me datën 19 Shtator 2024 jam njoftuar zyrtarisht se të gjitha hetimet ndaj meje kanë pushuar”, ka shkruar Bashota.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale në Hagë ka pushuar të gjitha hetimet ndaj meje,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në vitin 2019 isha ftuar nga Zyra e Prokruroit të Specializuar në cilësinë e personit të dyshuar të intervistohesha nga kjo zyrë.

Pas (5) viteve hetime, tani, me datën 19 Shtator 2024 jam njoftuar zyrtarisht se të gjitha hetimet ndaj meje kanë pushuar.

Pushimi i hetimeve ndaj meje nuk është fitore vetëm e imja, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithnjë kam besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së, i bindur se me asnjë veprim timin dhe bashkëluftëtarëve nuk kemi cënuar normat ligjore dhe ato njerëzore.

Pastërtia e luftës së shenjtë të UÇK-së, u konfirmua edhe një herë zyrtarisht. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe avokatin tim z. Artan Qerkini për ndihmën profesionale në arritjen e këtij qëllimi.

I juaji Sokol Bashota.

Hagë, 05.12.2024.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat