spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
01:41
HomeKosovaBastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, mori pjesë edhe njësiti K9

Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, mori pjesë edhe njësiti K9

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është zhvilluar një operacion i gjerë kontrolli nga zyrtarët korrektues, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë aksionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe ambientet e jashtme, salla e sportit dhe hapësira të tjera përcjellëse.

- Advertisement -

Në operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësia speciale K9. Pas përfundimit të bastisjes nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Megjithatë, gjatë kontrollit janë larguar sende të panevojshme nga dhomat e të burgosurve dhe nga hapësirat e përbashkëta.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka falënderuar të burgosurit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij aksioni, i cili ka për qëllim ruajtjen e rendit, sigurisë dhe krijimin e një ambienti korrektues të qetë dhe të sigurt.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat