spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:40
HomeKosovaQeveriaBE godet qeverinë pas miratimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë

BE godet qeverinë pas miratimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyrta e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë.

BE ka thënë në deklaratë se miratimi i tij është bërë pa i marrë për bazë këshillat për ta harmonizuar atë me parimet e BE-së.

- Advertisement -

“Me keqardhje shohim se Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë (LZP) është miratuar dje nga Kuvendi i Kosovës në leximin e dytë pa i marrë parasysh këshillat e gjera dhe konsistente që BE-ja i ka dhënë gjatë procesit të hartimit, për ta harmonizuar atë me parimet e meritës dhe standardet e BE-së. Përveç kësaj, ai nuk i trajton rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023 në mënyrë adekuate dhe rrezikon të shkojë kundër tyre. Shqetësimet tona kryesore, që janë ngritur në opinione të ndryshme të BE-së për këtë ligj, kanë të bëjnë me ndryshimet që janë bërë në pozitat udhëheqëse në shërbimin civil, duke e lejuar përkohësinë dhe jostabilitetin përmes përcaktimit të mandateve të kufizuara në kohë dhe rekrutimit të jashtëm për të gjitha pozitat udhëheqëse, në vend të sigurisë dhe parashikueshmërisë në karrierën e shërbyesve civilë të nevojshëm për profesionalizimin e tij. Për më tepër, ai lejon diskrecion të tepruar në rekrutimin dhe transferimin e shërbyesve civilë, duke e minuar paanshmërinë e tij. Gjithashtu, me keqardhje shohim se të gjitha ndryshimet e tilla të LZP -së i janë dorëzuar Parlamentit pa konsultime paraprake publike”, thuhet në reagim.

BE ka shtuar se reforma e Administratës Publike, është pjesë esenciale e rrugës së Kosovës drejt BE-së.

- Advertisement -

“Sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës së Reformës, Kosova është zotuar ta zhvillojë një administratë publike profesionale, efikase dhe llogaridhënëse për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të mirën e qytetarëve. Për këto arsye, ne presim që Kosova t’i përmbushë këto zotime dhe ta ketë një kornizë legjislative që është në përputhje me standardet e BE-së”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat