spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:45
HomeEkonomiBE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike në Kosovë

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Evropian (BE) ka disbursuar 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023).

Lajmi u bë i ditur nga Zyrëa e BE-së përmes një postimi në “Facebook”, ku theksohet se kjo mbështetje është pjesë e përkushtimit për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në Kosovë.

- Advertisement -

“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike,” thuhet në njoftim.

Sipas zyrës së BE-së në Kosovë, deri më tani me mbështetjen në vlerë prej 75 milionë eurosh, mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për faturat e energjisë, mbi 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë të energjisë ndërsa 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në rinovim e sipër.

- Advertisement -

Gjithashtu, bëhet e ditur se mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë mbështetur me pajisje solare dhe pajisje me energji efiçiente.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat