spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
11:36
HomeKosovaBE-ja përgënjeshtron zyrtarët qeveritar: Autoritetet e Kosovës ishin në dijeni për testimet...

BE-ja përgënjeshtron zyrtarët qeveritar: Autoritetet e Kosovës ishin në dijeni për testimet në Urën e Ibrit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Evropian, ka konfirmuar se aktualisht është duke kryer një vlerësim rutinë strukturor të urës dhe një studim urbanistik të zonës përreth, duke pasur parasysh kohën e kaluar që nga përfundimi i rivitalizimit të Urës së Mitrovicës.

Në një përgjigje për Klankosova.tv. është konfirmuar gjithashtu se autoritetet e Kosovës janë informuar paraprakisht lidhur me këtë.

- Advertisement -

“Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim n status quo, por synon të sigurojë që çdo vendim në lidhje me të ardhmen e urës të bazohet në të dhëna teknike të rifreskuara, të sakta dhe objektive”, tha një zëdhënës i BE-së.

Nga Brukseli konfirmojnë po ashtu se po koordinohet ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë në lidhje me të ardhmen e urës.

- Advertisement -

Ndër të tjera në përgjigje, i bëhet thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar, përfshirë ndërtimin e urave në afërsi, ndërsa kërkohet që të gjitha marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë që ka të bëjë me urën, të zbatohen plotësisht.

Zyrtarë të institucioneve kishin thënë se nuk janë informuar nga BE për këtë testim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat