spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
02:03
HomeKosovaBE-ja reagon për pasivizimin e adresave: Po marrim parasysh shqetësimet e shqiptarëve...

BE-ja reagon për pasivizimin e adresave: Po marrim parasysh shqetësimet e shqiptarëve në Serbi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Evropian (BE) kërkon nga Serbia që të qartësojë mënyrën si po bëhet kontrollimi i adresave në jug të vendit dhe të precizojë nëse pikërisht kjo pjesë e Serbisë është cak i kontrolleve të rezidencave të cilat po rezultojnë me pasivizimin e tyre.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka konfirmuar se kjo çështje është trajtuar edhe në raportin e  progresit për Serbinë që u publikua muajin e kaluar.

- Advertisement -

“E kemi bërë të qartë se ka nevojë që autoritetet serbe t’i shpjegojnë më mirë publikut se si po kryhen kontrollet e statusit të qëndrimit, duke rezultuar në pasivizimin e adresave të caktuara dhe nëse Serbia e Jugut është në shënjestër të veçantë në këtë drejtim”, ka deklaruar Ana Pisonero, raporton RTK.

Ditë më parë Gjykatës Kushtetuese e Serbisë, refuzoi ankesën e një qytetari nga Medvegjapër kthimin e adresës së banimit.

- Advertisement -

Zëdhënësja e Komisionit Evropian ana Pisonero tha se institucionet me seli në Bruksel kanë parasysh shqetësimet e komunitetit shqiptar në Serbi lidhur me problemin e adresave

“Ne po e ndjekim situatën në dritën e angazhimeve që i ka marrë Serbia në kuadër të negociatave të anëtarësimit, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat e personave që u përkasin pakicave kombëtare”, nënvizoi zëdhënësja e KE.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat