spot_img
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
02:48
HomeKosovaBE-ja sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

BE-ja sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrat për çështjet evropiane të shteteve anëtare të BE-së kanë konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar heqjen e masave të mbetura ndaj Kosovës, pasi është konstatuar transferimi i rregullt i qeverisjes vendore në katër komunat veriore.

Megjithatë, ende nuk ka konfirmim për afatin kohor të heqjes së masave, as nëse ajo do të jetë e plotë apo graduale. Sipas burimeve jozyrtare, Komisioni Evropian është i gatshëm të heqë gjysmën e masave, por kjo nuk pritet të ndodhë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për shkak të mungesës së vullnetit politik nga disa shtete anëtare gjatë fushatës zgjedhore.

- Advertisement -

Në konkluzionet e takimit ministror, shtetet anëtare përshëndesin mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit dhe atyre lokale të vjeshtës në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për ngërçin e zgjatur politik. Theksohet rëndësia që edhe zgjedhjet e dhjetorit të administrohen mirë dhe të jenë gjithëpërfshirëse, si dhe shprehet keqardhje për përpjekjet për të politizuar punën e KQZ-së, raporton televizioni publik.

BE-ja riafirmon përkushtimin ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke kërkuar përmbajtje nga veprimet provokuese dhe retorika përçarëse. Po ashtu, konfirmohet gatishmëria e shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, për të thirrur një takim të liderëve sapo të krijohen kushtet e nevojshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat