spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
13:42
HomeKosovaBE: Partitë t’i përmbahen vendimit të Gjykatës Kushtetuese

BE: Partitë t’i përmbahen vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja kërkon nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin e nevojshëm dhe mazhorancën për të lëvizur në mënyrë të shpejtë me procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një bllokim politik”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

- Advertisement -

Vendimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese, urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët përmes votimit të hapur dhe seancën konstituive ta përmbyllin brenda 30 ditëve.

Ky vendim është mirëpritur nga partitë që në mandatin e kaluar ishin në opozitë, derisa është kritikuar ashpër nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat