spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
18:54
HomeKosovaZgjedhjet 2025BE pret zgjedhje të lira dhe pa ndërhyrje të jashtme në Kosovë

BE pret zgjedhje të lira dhe pa ndërhyrje të jashtme në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Evropian (BE) pret që zgjedhjet lokale në Kosovë të zhvillohen pa asnjë ndërhyrje nga jashtë.

Një zëdhënës i BE-së ka rikujtuar se misioni vëzhgues evropian kishte konstatuar raste të ndërhyrjeve gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në muajin shkurt.

- Advertisement -

“Presim nga të gjitha palët që të përmbahen nga veprime të tilla”, thuhet në reagimin e BE-së.

Ky prononcim vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë është më e rëndë se ajo e Rusisë në Evropë, duke kërkuar nga BE-ja që të dënojë dhe të sanksionojë ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë.

- Advertisement -

“Të gjithë qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirshëm, pa ndërhyrje dhe manipulime nga jashtë”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, raporton televizioni publik.

Në përputhje me ftesën e bërë nga presidentja Vjosa Osmani, BE-ja ka dërguar një mision ekspertësh zgjedhor në vend.

Anëtarët e këtij misioni, siç konfirmohet në Bruksel, tashmë janë në terren për të vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat