spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
22:09
HomeKosovaBedri Hamza pas takimit me Vjosa Osmanin fajeson VV-në

Bedri Hamza pas takimit me Vjosa Osmanin fajeson VV-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur keqardhje të thellë pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, duke theksuar se Kosova nuk kishte asnjë arsye të futej në një proces të ri zgjedhor.

Hamza hodhi përgjegjësinë kryesore te Lëvizja Vetëvendosje si partia më e madhe, duke thënë se ata kishin mundësinë t’i jepnin vendit një President, por zgjodhën rrugën e bllokadës.

- Advertisement -

Lideri i PDK-së nënvizoi se partia e tij ka qenë e hapur për marrëveshje politike dhe nuk ka pasur asnjë “vijë të kuqe” për asnjë subjekt, duke u përgjigjur çdo ftese për dialog pa shikuar detajet teknike.

I pyetur për mundësinë e kandidimit të tij për postin e Kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme, Hamza u tregua i matur duke thënë se është ende herët për të folur për emra konkretë të garës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat