Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot ICK-në në Prishtinë.
Hamza ka thënë se në programin e tij, përveç lehtësirave fiskale, uljes së normave tatimore, për bizneset ka mbështetje dhe lehtësim të qasjes në financa.
“I impresionuar me projektet e tyre të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, printimit tredimensional dhe shumë nisma të tjera që do ta transformojnë Kosovën. Ky sektor ka nevojë për përkrahje, sepse krijon vende të shumta të punës dhe ka potencial të madh eksportues. Udhëheqësit e ICK-së dhe shumë vajza e djem që po e krijojnë ekonominë e re, i sigurova që si kryeministër do të angazhohem për ta bërë Kosovën shtet të dijes, me ekonomi të zhvilluar dhe me mbështetje konkrete për bizneset digjitale”, ka thënë Hamza.
Ai në mbrmje është takuar me banorët e Kçiqit të Madh
“Në çdo dorështrëngim dhe në çdo bisedë e tubim, çdo ditë po shoh shpresë”, shkroi Hamza.



