spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:48
HomeKosovaBedri Hamza takohet me ambasadorin William Walker

Bedri Hamza takohet me ambasadorin William Walker

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar sot me ambasadorin William Walker.

“Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur.”

- Advertisement -

Hamza ka shkruar se miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme.

“Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat